Aktualitet

Grabitet argjendaria e kunatit të Bashkim Finos

Shkruar nga Liberale
Grabitet argjendaria e kunatit të Bashkim Finos

Një argjendari është grabitur gjatë natën në Librazhd nga disa persona të maskuar. Pronari i saj mësohet se është Skënder Xhani, kunat i Bashkim Finos.

Burime jo zyrtare bënë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.00 të mëngjesit të kësaj të mërkure dhe është konstatuar pas rënies së sinjalit të alarmit për pak sekonda.

Për të realizuar vjedhjen, grabitësit më herët janë futur në shtëpinë e biznesmenit. Që andej kanë marrë çelësat e argjendarisë dhe më pas janë futur te biznesi ku ka marrë çfarë kanë mundur. Paraprakisht nuk ka të dhëna për vlerën e mallit të grabitur në këtë argjendari nga më të mëdhatë e këtij qyteti.

Gjatë vitit 2019, aty u kryen dy vjedhje me një vlerë prej dhjetëra milionë lekësh.

Ndërkaq, policia lokale për rastin e fundit ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e të gjitha provave, si dhe të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë, për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj vjedhje./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH