Aktualitet

Grabiten kishat në Libofshë dhe Vanaj të Fierit

Shkruar nga Liberale
Grabiten kishat në Libofshë dhe Vanaj të Fierit

Dy kisha  janë grabitur në fshatrat Libofshë dhe Vanaj të Fierit.

Policia bën me dije se në njërën prej tyre, janë grabitur rreth 2000 lekë të reja.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.05.2021 u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë hyrë në Kishën e Shën Gjergjit në fshatin Libofshë dhe duke thyer drynin e arkës së qirinjve, kanë marrë rreth 2000 lekë të reja.

Gjithashtu, në fshatin Vanaj, dyshohet se po të njëjtët autorë kanë hapur derën e Kishës së Shën Nikollës por nuk kanë arritur të marrin gjë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH