Aktualitet

Grabiste banesa në vendet e BE, arrestohet 30-vjeçari në Kurbin

Shkruar nga Liberale
Grabiste banesa në vendet e BE, arrestohet 30-vjeçari në Kurbin

Policia e Kurbinit ka vënë në pranga një 30-vjeçar shqiptar që grabiste banesat në disa vende të BE-së. Shtetasi me inicialet B. N. ishte arrestuar më parë jashtë shtetit.

Policia sekuestroi 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, ora të markave të ndryshme dhe sende të tjera me vlerë që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

“Gjatë kontrollit të banesës, në kuadër të procedimit penal, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, 55 ora të markave të ndryshme, 18 unaza, 20 byzylykë dore, varëse, për të cilat nuk dispononte asnjë dokumentacion apo faturë blerjeje, të dyshuara si produkte të veprimtarisë kriminale jashtë vendit në fushën e vjedhjes së banesave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH