Globi

Google mbyll zyrat e saj në Rusi

Shkruar nga Liberale
Google mbyll zyrat e saj në Rusi

Google ka mbyllur zyrat e saj në Rusi, kjo u raportua nga agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN, duke cituar fjalët e një zëdhënësi të kompanisë.

“Konfiskimi i një llogarie bankare të Google Rusi e bëri të pamundur funksionimin e zyrës sonë ruse, duke përfshirë mbajtjen e punonjësve dhe pagat në Rusi, pagesën e furnitorëve dhe kontraktorëve dhe përmbushjen e detyrimeve të tjera financiare”, tha zëdhënësi nga Google.

Në të njëjtën kohë, raporton UNIAN, Google do të vazhdojë të ofrojë mundësinë për të përdorur shërbimet falas të kompanisë për përdoruesit rusë. Këto përfshijnë:

Search,

YouTube,

Gmail,

Maps

Google Play.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH