Economicus

Google i dërgon gabimisht inxhinierit shifrën marramendëse në llogari

Shkruar nga Liberale
Google i dërgon gabimisht inxhinierit shifrën marramendëse

Një burrë mori gabimisht një pagesë prej gati 250,000 dollarësh nga Google, edhe pse ai nuk kishte bërë asnjë punë për kompaninë.

Sam Curry, një inxhinier sigurie i stafit në kompaninë e kriptomonedhave Yuga Labs, pa të martën se në llogarinë e tij kishin kaluar 249,999 dollarë.

"Kanë kaluar pak më shumë se 3 javë që kur Google më dërgoi rastësisht 249,999 dollarë. A ka ndonjë mënyrë që ne mund të kontaktojmë @Google. Është në rregull nëse nuk e dëshironi atë përsëri”, shkroi Curry në Twitter, duke iu drejtuar Google-it.

Sipas CNN, për fatin e keq të Curry-t, duket se Google po punon për të rikthyer paratë mbrapsh.

Në një deklaratë për CNN, Google tha se, pagesa ishte bërë gabimisht, duke e konsideruar këtë një gabim njerëzor.

"Ekipi ynë i bëri një pagesë palës së gabuar si rezultat i një gabimi njerëzor", shkroi një zëdhënës i Google, në një email për CNN.

“Ne e vlerësojmë që na u komunikua shpejt gabimi po punojmë për ta korrigjuar atë”, u shpreh zëdhënësi i Google më tej. / Përgatiti Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH