Aktualitet

Gonxhe flet pas daljes nga SPAK: Nuk u pyeta për tendera, më thirrën për një sqarim

Shkruar nga Liberale
Gonxhe flet pas daljes nga SPAK: Nuk u pyeta për tendera, më

Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe ka qëndruar përreth 1 orë në ambientet e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).

Pas daljes nga institucioni, ai sqaroi se ishte thirrur për një verifikim për një çështje të tretë, e cila nuk ka lidhje me funksionin e tij aktual në DPSHTRR.

“Respekt të gjithëve ju se është 41 gradë. Nuk më pyeti njeri dhe s’keni pse vraponi. S’ka lidhje DPSHTRR me arsyen pse isha. U pyeta për një çështje të tretë për sqarim. Është çështje që nuk ka lidhje fare me Ministrinë që varem, as me rrugët as me DPSHTRR. As nuk erdha nga dera e pasme, thjesht ju pashë që vrapuat ndaj për respekt. Megjithatë unë përfaqësoj një figurë publike, nuk mund të jap detaje. U pyeta për verifikim të një situatë të caktuar. Nuk ka lidhje me asnjë tender, asnjë lloj gjëje dhe me asnjë institucion”, tha Gonxhe.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH