Politikë

Goglat për bashkinë e Kukësit, ja kujt partie dhe kandidati i takon numri “1” në fletën e votimit

Shkruar nga Liberale
Goglat për bashkinë e Kukësit, ja kujt partie dhe kandidati i

Sot, në seancën publike u hodh shorti për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Kukës, të datës 24 Shtator 2023.

Sipas kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, miratuam rezultatet e shortit, sipas të cilit rezultoi se Partia Socialiste e Shqipërisë do të renditet e para në fletën e votimit ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të renditet i dyti.

Gjithashtu, u miratua përmbajtja e fletës së votimit për kandidatet për Kryetarin e Bashkisë Kukës, ku z. Albert Halilaj i propozuar nga PS do të ketë numrin 1 (një) në fletën e votimit dhe z. Emri Vata i propozuar nga BF do të ketë numrin 2 (dy). /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH