Liberale

Nuk ka rezultat
View All Result
  • SHQIPËRI
    • të gjitha
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politike
    • Sociale
    Vlorë/ Bie zjarr në kabinën elektrike në afërsi të zonës

    Vlorë/ Bie zjarr në kabinën elektrike në afërsi të zonës

    Vetëvritet me armë zjarri, ndërron jetë një 61-vjeçar

    Vetëvritet me armë zjarri, ndërron jetë një 61-vjeçar

    Ngjarje e rëndë/ Një makinë përplas dy fëmijë në Tepelenë

    Ngjarje e rëndë/ Një makinë përplas dy fëmijë në Tepelenë

    Rama: Nëse dëshironi të keni një vend ku të mos përdorni fare viza, ky vend është Shqipëria

    Rama: Nëse dëshironi të keni një vend ku të mos përdorni fare viza, ky vend është Shqipëria

    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • OP-ED
    • të gjitha
    • Analizë
    • Editorial
    • Krye
    • Polemikë
    A do arrijë e Djathta e re shqiptare të ketë identitet real, jo kinse konservator?!

    Homo Albanicus/ Nacionalizmi arkaik dhe provokimi i ri i ministrit Vulin

    Një shumicë deputetësh dhe qindra mijëra demokratë… pa parti

    Putin del hapur në nxitje të radikalëve prorusë në Europë

    Demokracia e politika: Përfundimet e paparashikueshme të luftës

    Demokracia e politika: Përfundimet e paparashikueshme të luftës

    Si po çmontohet establishmenti i korruptuar që ka marrë peng Shqipërinë

    Pse po e shpejton Perëndimi integrimin e Ballkanit në BE?

    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Ekspertize
    • Polemikë
  • UNIVERSITET
    • të gjitha
    • Economicus
    • Ingenious
    • Medicus
    • Polis
    SHIFRA E DITËS: 65,1 % të punësuarit me arsim të lartë në kulturë, investimet në të dy sektorët pësojnë rënie

    SHIFRA E DITËS: 65,1 % të punësuarit me arsim të lartë në kulturë, investimet në të dy sektorët pësojnë rënie

    SHIFRA E DITËS: 55,7 % të arsimuar në Shqipëri, niveli më i ulët në Ballkan

    SHIFRA E DITËS: 55,7 % të arsimuar në Shqipëri, niveli më i ulët në Ballkan

    Zbulohet bakteri që mund të shihet me sy të lirë. A ka rrezik për njerëzit?

    Zbulohet bakteri që mund të shihet me sy të lirë. A ka rrezik për njerëzit?

    Alexa së shpejti do të imitojë zërin e personave të vdekur

    Alexa së shpejti do të imitojë zërin e personave të vdekur

    • Economicus
    • Ingenious
    • Jus/Justicia
    • Medicus
    • Polis
  • BOTA
    • të gjitha
    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
    Boris Johnson: Fitorja e Putinit në Ukrainë do të ishte absolutisht  katastrofike

    Boris Johnson: Fitorja e Putinit në Ukrainë do të ishte absolutisht katastrofike

    Tragjike/ 4 shqiptarë dhunojnë për vdekje një 42-vjeçar grek

    Tragjike/ 4 shqiptarë dhunojnë për vdekje një 42-vjeçar grek

    Vdes biznesmeni, bie nga kati i katërt për t’i shpëtuar bashkëshortit të së dashurës

    Vdes biznesmeni, bie nga kati i katërt për t’i shpëtuar bashkëshortit të së dashurës

    G7, beteja për arin, armët dhe grurin: Katër vende do të ndalojnë eksportet ruse

    G7, beteja për arin, armët dhe grurin: Katër vende do të ndalojnë eksportet ruse

    • BE
    • Globi
    • Kosova
    • Mal i Zi
    • Maqedoni
  • MAGAZINË
    • të gjitha
    • Letërsi
    • Libri
    • Shije
    • Showbiz
    • Sport
    Mourinho kërkon te Roma mbrojtësin e Barcelonës

    Mourinho kërkon te Roma mbrojtësin e Barcelonës

    Artisti i njohur humb njeriun e shtrenjtë, ja dedikimi që i bën të ndjerit

    Artisti i njohur humb njeriun e shtrenjtë, ja dedikimi që i bën të ndjerit

    Interi tepër i vendosur për transferimin e Bremer

    Interi tepër i vendosur për transferimin e Bremer

    Aktorja dhe deputetja shqiptare tregojnë linjat trupore në bikini para pasqyrës

Fillimi Dossier

Goditjet që Enveri ia kurseu Hysni Kapos

Goditjet që Enveri ia kurseu Hysni Kapos

Hysni Kapo, Enver Hoxha, Mehmet Shehu and Ramiz Alia (far right).Gani Xhengo

Share on FacebookShare on Twitter

Pjesë nga libri “Kush e vrau Mehmet Shehun?”, botim i UET PRESS, me autor Perlat Çaushi

Nga varianti i parë i “Tablosë Sinoptike”, pasi ajo u lexua nё Plenium dhe me kuadrot kryeore, gjatё botimit tё saj në variantin e dytë, u hoqën disa pjesё.

Pjesa mё e rёndёsishme qё u hoq kishte tё bёnte me disa akuza tërthore qё Enveri i bёnte Hysni Kapos, lidhur me dokumentet e lartpërmendura, të dorëzuara nё ambasadën tonё nё Vienё. Enver Hoxha citon:

Pёr kёto dokumente më foli Hysniu nё kёmbё, kur kalova njё ditё nё zyrën e tij dhe mё tha se i panjohuri kish kërkuar edhe para. Kёtё ne e morёm si intoksikacion e lodër tё sovjetikёve pёr tё na pёrçarё e pёr t’i krijuar Partisё e vendit tonё telashe nё momente shumё kritike. Unё as u hodha ndonjë sy këtyre materialeve, por i thashё Hysniut t’i fuste nё kasafortën e tij, kurse Mehmetit tё mos i thoshim gjё, pse ta shqetësojmё, kёto janë provokacione tё organizuara nga K.G.B.-ja sovjetike. Dhe Hysniu ashtu veproi. Si duket ai nuk i kish lexuar me vёmёndje, nuk u dha rёndёsi, prandaj nuk tërhoqi as vëmendjen time qё tё ndaleshim nё kёto dokumente. Pas vetëvrasjes sё Mehmet Shehut, mu kujtuan kёto dokomente, tё cilat i gjeta nё kasafortën e Hysniut dhe i lexova. Ato janë fotokopje tё dokumenteve qё vёrtetojnё se Mehmet Shehu ishte agjent i Inteligjens Servisit…”

Materialet e dorëzuara nё Vienё pёrbёnin njё nga provat kryesore pёr ta cilësuar Mehmet Shehun agjent nё shërbim tё agjenturave tё huaja. Duke i nxjerrё kёto dokumente pas rreth shtatëmbëdhjetë vjetёve, faji pёr mosvlerёsimin e tyre do tё binte mbi Enver Hoxhёn. Pra, zjarri do tё drejtohej kundër tij, ngaqë u kujtua kaq vonё dhe priste qё Hysni Kapo t’i tërhiqte vёmёndjen!

Pёrmbajtjen thelbësore tё këtyre dokumenteve, Enveri e dinte. Çёshtja ishte shumё serioze dhe Enveri nuk kishte asnjë arsye t’i linte ato nё harresë. Hysni Kapo ndёrkohё kishte vdekur dhe nuk dihet nёse ai ka lёnё ndonjë ditar ku tё ketë shpjeguar tё vёrtetёn e kësaj ngjarjeje. Megjithatё, meqenëse kasaforta e Hysniut mbahej nё zyrën e Enver Hoxhёs, atёherë edhe dokumentet e Vienёs ishin nё zotërim tё plotё tё Enverit. Pas vdekjes sё Hysniut, nuk shpjegohet se si kjo kasafortё e numrit dy nё parti, tё lihej nё harresë dhe Enveri të mos kujtohej ta hapte atё. Veç kësaj, duhet marrё parasysh tok cilësive tё tjera tё Hysni Kapos, edhe faktin qё ai ishte tepër i kujdesshёm nё marrёdhёniet me Enver Hoxhёn. Ishte mjaft korrekt dhe i vёmendshëm, jo vetëm pёr ngjarje kaq madhore, por edhe për probleme shumё mё tё vogla. Sipas tё gjitha gjasave dhe logjikёs sё rrjedhës sё ngjarjeve, ka shumё mundёsi qё Hysniu ia ka tërhequr vёmendjen, por Enveri me vetёdije i ka lёnё kёto dokumente nё harresë. Rrethanat e sollën që pёr kёtё “harresë” apo “neglizhencё” duhej gjetur fajtori. Nё kёto kushte Enveri thuri kёtё alibi.

Hysni Kapo deri më 1979, vitin qё vdiq, mbante detyrёn e numrit dy nё parti, si sekretar i Komitetit Qёndror dhe mbulonte veç tё tjerash, edhe Ministrinё e Punëve tё Brendshme dhe tё Mbrojtjes, ku spastrimet u bёnё radikale, duke eliminuar udhëheqjen e këtyre dikastereve dhe duke akuzuar edhe mjaft kuadro tё tjera si bashkёpunëtorё tё Mehmet Shehut. Kur kёto dy dikastere dolën tё “molepsura”, atёherë sipas tё gjitha gjasave, Enveri do të piketonte dhe pёrfshinte me “grupin e komplotistёve” edhe Hysni Kapon. Kjo edhe pёr opinionin nё parti dhe në popull.

Nё atё kohё pёr Hysnin Kapon flitej gjithnjë e më rrallё. Madje Radio Tirana e pati ndaluar dhe nuk dëgjohej më transmetimi i njё kёnge, qё Labёria ia kishte kushtuar Hysniut. Nё popull filloi tё pёshpёritej mbi përfshirjen e Hysniut nё kёtё grup të madh armiqësor. Dhe nuk përfytyrohej dot, se si do të mundtte Enveri ta “gëlltiste” kёtё figurё kaq tё madhe! Megjithёse është ndër cilësitë e diktatorëve që të mos e vrasin shumë mendjen se si do të gjykohen më pas, goditja e Hysni Kapos dhe e figurave tё tjera tё rëndësishme të Labёrisё si Kadri Hazbiu, do tё thoshte që Enveri t’i vinte vizёn kësaj krahine, e cila mbajti njё peshё tё madhe gjatё Luftës Nacionalçlirimtare pastaj dhe nё rindërtimin e vendit.

Nuk dihet se si gjykoi Enver Hoxha, apo dhe ndonjë tjetёr, por çёshtja e Hysni Kapos dhe thashethemeve tё përhapura pёr tё, u mbyll me njё artikull tё gjatё nё faqen e parё tё gazetës “Zёri i Popullit” tё shkruar nga Nexhmije Hoxha, me rastin e ditëlindjes sё birit të shquar të Labërisë. Fakti qё artikulli u shkrua nga e shoqja e Enverit, ishte domethёnёs. Me kёtё artikull Enveri e dha mesazhin që “partia nuk ka asgjё me Hysni Kapon”.

Por ndërkohë, Hysni Kapo kishte vdekur. Dhe në një intervistë dhënë gazetës “Panorama” i madhi Dritëro Agolli shprehet:

“Që kur ishte gjallë Enveri, Ramizi e kishte të qartë se do të ishte ai pasues i Enverit. Edhe po të mos kishte vdekur nga sëmundja, Hysni Kapon, Enveri, do ta kishte futur brenda, siç eliminoi të tjerët, apo siç iku dhe Mehmeti. Ku pyeste Mehmeti për Ramizin, nëse do të kishte mbetur gjallë, pasi të vdiste Enveri…”

Oficerë britanikë të SOE-s ushqejnë akuzat

Nё gërmimet pёr tё gjetur fakte qё fajësonin Shehun si agjent i shërbimeve tё fshehta armike, u shpluhurosën dokumente tё oficerёve anglezё tё ndodhur nё Shqipёri gjatё Luftёs Nacionalçlirimtare. Njё ndёr kёto dokumente ёshtё dhe njё raport i shtabit tё SOE-s, (që janë tri iniciale në anglisht për Special Operations Executive, Drejtorinë e Veprimeve tё Posaçme P. Ç.), me qendër nё Kajro, Bari -Forca 399, datё 11 nёntor 1944, ku përmblidheshin tё dhënat nga dymbёdhjetё misionarё anglezё tё kthyer nga Shqipёria. (Pёr kёtё dokument dhe nё pёrgjithёsi pёr çështjet shqiptare, flet nё librin e tij “The Artful Albanian” (“Shqiptari Dinak”) edhe studiuesi anglez John Holliday).

“Nё pjesën mё tё madhe tё vendit,” thuhet në të, “ka njё frymё pro angleze, ndaj pushtimi nga ana e Anglisё do tё mirëpritej… Kuptohet, ka disa qё e çmojnë atё qё ka bёrё Anglia dhe qё janë tёrёsisht kundër politikёs sё tanishme tё partisё, por qё s’mund t’i shprehin hapur pikëpamjet e tyre… Ka rёndёsi tё mbahet parasysh opozita e fortё brenda lëvizjes dhe krerët e saj tё mundshёm. Ndёr pesё emrat e radhitur nё listё atё kohё, i dyti vjen ai i Mehmet Shehut me kёtё shёnim: Njeri ambicioz e vanitoz, i cili pёr njё farё kohe ёshtё mbajtur nё fre nga partia. Ai ёshtё pa dyshim figura ushtarake mё e respektuar dhe mё e rёndёsishme qё ka lëvizja. Ёshtё komunist, por ka njё ambicie personale qё ia kalon besnikёrisё sё tij ndaj partisё.”

“Ёshtё pёr t’u çuditur,” vazhdon autori i librit, “po emri i tretё nё listё ёshtё ai i Haxhi Lleshit, qё paraqitet si mik i Mehmet Shehut… Ishte ky, (M.Shehu, P. Ç.), i vetmi shqiptar, nёn urdhrat e tё cilit oficerёt anglezё vunё njerëzit e tyre. Kёshtu qё, nё pamje tё parё, ka shumё tё ngjarё qё anglezёt, (ose ndonjëri nga anglezët), tё jenё përpjekur ta “rekrutonin” Shehun, qoftё dhe thjesht nё kuptimin e përpjekjeve pёr tё vendosur marrёdhёnie tё mira pune me tё.”[1]

Në vitin 1972 nga Shqipëria u dërguan studiues në arkivat britanike dhe u sollën që andej disa dosje, ndër to edhe dokumenti për të cilin po flasim. Sipas John Holliday-t, dokumenti i ka vajtur në tryezë vetë Enver Hoxhës dhe ky, thotë Holliday, “ia ndezi Hoxhës fitilin e dyshimeve”.

Në fakt, nuk është kjo e vërteta. Dokumentet që erdhën aso kohe u depozituan në arkivin e Institutit të Historisë. Në vitin 1974, profesor Ndreçi Plasari ka përkthyer një pjesë prej tyre, me sa duket me qëllim botimi. Në këtë përmbledhje të daktilografuar, në faqet 158 deri 165, është vënë dokumenti në fjalë, por duke iu hequr pjesët që flasin për Kryeministrin. Sipas procesverbalit të mbledhjes së organizatës së partisë të Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste, pas vetëvrasjes së Shehut, profesor Ndreçi Plasari kishte vënë në dijeni eprorët e tij për praninë e këtij dokumenti në arkivat tona, dokument të cilin ai vetë “e kishte bërë me vijë të kuqe”, pra e kishte censuruar. Midis akuzave të tjera për glorifikim të figurës së Shehut në librin “Brigada e Parë Sulmuese, shpresë për popullin, tmerr për armikun”, ky fakt i kushtoi profesor Plasarit, humbjen e postit si zëvendës i Nexhmije Hoxhës.
Nuk ia vlen tё ndalemi pёr tё bёrё njё analizё se sa objektivё ishin oficerёt britanikё nё raportet e tyre rreth gjendjes nё Shqipёri dhe çfarë thuhet pёr Mehmet Shehun nё veçanti. Por, tё paktёn mund tё thuhet se nё tё tilla raportime, shpesh ka shumё subjektivizëm.

Lidhur me sa u tha mё lart, qoftё Enver Hoxha tek “Titistёt” (faqe 552), qoftё Nexhmije Hoxha tek “Miqёsi e Tradhtuar” (faqe 277), flasin nё mёnyrё selektive rreth raportit tё SOE-s, nё përpjekjet pёr tё shtuar dhe njё hallkё pёr tё vërtetuar qёnien agjent tё Mehmet Shehut. Mund tё supozohet qё Nexhmija nё librin e saj, pёr këtë duhet tё jetё mbështetur nё librin e John Holliday-t, i cili u botua mё 1986, ndërsa libri i Nexhmije Hoxhёs doli nё vitin 2004. Por njeriu vret mendjen se ku duhet të jetë mbështetur Enveri pёr atë që shkroi tek “Titistёt”, botuar nё vitin 1982?!

Kёtu po hap njё parantezë…

Mё kujtohet qё Drejtoria e Zbulimit, kishte siguruar nёpёrmjet njё burimi sekret, mjaft materiale, – përfshi dhe raportin e sipёrpёrmendur, – tё marra nё arkivat e Londrёs, vite mё përpara. Nё to kishte dhe karakteristika për shumë udhёheqёs tё Luftёs Nacinalçlirimtare dhe natyrisht edhe për këta dy kryesorët, për të cilët po flasim në këto faqe. Drejtoria e Zbulimit, sipas Platformёs nuk mund t’i mbante kёto dokumente nё evidencat e saj, pёrderisa nё to implikoheshin personalitete tё larta. Materialet iu dërguan menjёherё Enver Hoxhёs, i cili, me sa morëm vesh nё atё kohё, i përcolli nё instancat mё tё ulta dhe përfundimisht, ato i u dorëzuan Ndreçi Plasarit qё merrej me problemet historike.

Pra deri kёtu del se kёto materiale njiheshin nga Enver Hoxha dhe nuk ёshtё e vёrtetё se u zbuluan nё vitin 1982. Atёhere përse ai nuk e shfrytёzoi kёtё material dhe sëbashku me tё dhёna tё tjera, tё godiste Mehmet Shehun që nё atë kohё?

Nё vitin 1982, unë mësova se nё Universitetin e Tiranёs ishte bёrё njё mbledhje urgjente e organizatës bazë tё partisё, ku ishte vёnё me shpatulla pas muri, profesori i nderuar Arben Puto. Në arkivat e Londrёs, ku profesori, studioi nё vitin 1971, gjeti plot dokumente qё i shërbyen pёr librin e tij,“Nё analet e diplomacisё angleze”. Zoti Puto nga dokumentet e shumta tё fotokopjuara aty, shfrytëzoi vetëm ato qё i duheshin për librin e tij.

Siç shprehet më vonë profesori, nё njё intervistё dhёnё gazetës “Albania”:

“… ato dokumente përmbanin edhe raporte tё oficerёve anglezё pranё Lëvizjes Nacionalçlirimtare shqiptare. Raportet jepnin edhe karakteristika tё udhёheqёsve tё kësaj lëvizjeje. Midis tyre kishte edhe njё karakteristikё tё Mehmet Shehut, ku thuhej se Mehmet Shehu ishte njё njeri ambicioz dhe qё ambicia e tij nuk njihte kufij. Unё nuk e bёra publike kёtё, kur u ktheva nё Shqipёri dhe pёr pasojё mё bёnё njё proces të tёrё. Mё ёshtё bёrё njё gjyq i vёrtetё dhe vetëm nё momentin e fundit unё munda tё shpëtoj pa u dënuar…”[2]

John Holliday, nё librin e tij “Shqiptari dinak”, pyetjes qё bёra mё lart se, ku u mbështet Enver Hoxha pёr ato që shkroi tek “Titistёt”, thotë:

“Hulumtuesi shqiptar, (fjalёn e ka pёr zotin Puto, P. Ç.) sigurisht, duket se ka gjetur kёto tё dhёna nё lidhje me Shehun, – tё cilat pa dyshim ishin dinamit, po tё kemi parasysh mёndjen dyshimtare tё Hoxhёs – pastaj ka sjellё fotokopjet nё Tiranё, tё cilat iu dhanë nё dorё Hoxhёs; pra, pikërisht zbulimi i kёtij dokumenti ia ndezi fitilin e dyshimeve, qё siç e dimё, shtrihej pothuaj gjatё dyzet vjetëve tё marrёdhёnieve jo tё qeta me Shehun.”

Sigurisht, studjuesi anglez nuk ka tё dhёna tё plota rreth problemit, dua të them rreth rrugës se si u vu nё dijeni Enver Hoxha mbi dokumentet nё fjalё.

Të vjen keq që i është rënë nё qafё profesor Putos se nuk kishte informuar partinё pёr kёto dokumente, kur Enver Hoxha, pra partia vetë, ishte informuar kohё mё parё nga Drejtoria e Zbulimit mbi ekzistencën e këtyre materialeve.

Pёr kёtё unë e pashё tё arsyeshme qё tё informoja ministrin e Brendshёm tё asaj kohe, Hekuran Isain. Ai mё kërkoi prova qё ne i patëm siguruar dokumentet e mësipërme dhe pёr kёto kishim informuar mё lart. Shkova nё arkivin e Ministrisё sё Brendshme dhe e gjeta shkresën pёrcjellёse, tё cilёn ia dorëzova ministrit. Nё përfundim tё kёtij takimi, kuptohet qё ishte absurde që zotit Puto i qe dashur tё merrte njё vёrejtje tё rёndё nё rrugё partie. Ministri i ndodhur para kësaj pyetjeje logjike, u zbraz: “Çfarё?! Do ti që t’i themi shokut Enver, qё ne me kohё ju kemi informuar pёr kёto dokumente?!”

Si edhe nё raste episodesh tё tjera si ky, tё gjitha akuzat pёr Shehun, si agjent nё shërbim tё tё huajve, janë tё cekta, tё pavërtetuara, apo thjesht, tё sajuara.

[1]     Jon Halliday: “The Arful Albanian”.

[2]     Gazeta “Albania” datё 16.4.2004/Gazeta Liberale

Ju sugjerojme

Vetëvritet me armë zjarri, ndërron jetë një 61-vjeçar
Aktualitet

Vetëvritet me armë zjarri, ndërron jetë një 61-vjeçar

21:48 | 26/06/2022
Ngjarje e rëndë/ Një makinë përplas dy fëmijë në Tepelenë
Aktualitet

Ngjarje e rëndë/ Një makinë përplas dy fëmijë në Tepelenë

21:35 | 26/06/2022
E rëndë/ 16-vjeçarja vret veten, gjendet e pajetë nga familjarët në banesë
Aktualitet

E rëndë/ 16-vjeçarja vret veten, gjendet e pajetë nga familjarët në banesë

17:48 | 26/06/2022
SHIFRA E DITËS: 65,1 % të punësuarit me arsim të lartë në kulturë, investimet në të dy sektorët pësojnë rënie
Art - Kulture

SHIFRA E DITËS: 65,1 % të punësuarit me arsim të lartë në kulturë, investimet në të dy sektorët pësojnë rënie

17:43 | 26/06/2022
Si ra në 200 vitet e fundit vdekshmëria e foshnjave në botë, nga 40 në 3,7 %
Kryesore

Si ra në 200 vitet e fundit vdekshmëria e foshnjave në botë, nga 40 në 3,7 %

14:54 | 26/06/2022
“220 mijë shqiptarë ikën emigrantë në 6 vite”, Presidenti Meta: Qëllimi i qartë, falimentimi i Shqipërisë
Kryesore

“220 mijë shqiptarë ikën emigrantë në 6 vite”, Presidenti Meta: Qëllimi i qartë, falimentimi i Shqipërisë

14:17 | 26/06/2022
Para
Zelli shqiptar mbërrin në NATO

Zelli shqiptar mbërrin në NATO

Sekuestrohet toka me vlerë 2.3 mln euro në Radhimë, ja arsyeja

Vrasja në Vlorë/ I riu dyshohet se kishte vdekur prej disa orësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Nuk ka rezultat
View All Result

Të Fundit

  • Mourinho kërkon te Roma mbrojtësin e Barcelonës
  • Vlorë/ Bie zjarr në kabinën elektrike në afërsi të zonës
  • Vetëvritet me armë zjarri, ndërron jetë një 61-vjeçar
  • Ngjarje e rëndë/ Një makinë përplas dy fëmijë në Tepelenë
  • Boris Johnson: Fitorja e Putinit në Ukrainë do të ishte absolutisht katastrofike
  • Rama: Nëse dëshironi të keni një vend ku të mos përdorni fare viza, ky vend është Shqipëria
  • Artisti i njohur humb njeriun e shtrenjtë, ja dedikimi që i bën të ndjerit
  • Interi tepër i vendosur për transferimin e Bremer
  • Tragjike/ 4 shqiptarë dhunojnë për vdekje një 42-vjeçar grek
  • E rëndë/ 16-vjeçarja vret veten, gjendet e pajetë nga familjarët në banesë

GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve të kohës sonë, përkundër inercisë totalitariste, përkundër rrezikut të populizmit punist dhe atij nacionalist, përkundër intolerancës, ekstremizmit, kërcënimeve të çdo lloji ndaj demokracisë, tregut të lirë dhe liberalizmit në botën shqiptare.

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

© 2022 - Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by dope.al