Aktualitet

Goditje "fatale", Euro zbret në 108.37 lekë, eksperti: Qytetarët do të ndihen më pak të prekur nga inflacioni i huaj

Shkruar nga Liberale
Goditje "fatale", Euro zbret në 108.37 lekë, eksperti:

Ekonomia shqiptare tashmë ka hyrë në një raport të ri me monedhën evropiane.

Që nga viti 2004 kur Banka e Shqipërisë prezanton statistikat e kursit të këmbimit, monedha ka arritur nga niveli 133 kundrejt lekut, në kulmin e saj prej 142.55 në vitin 2011 dhe në minimumin historik prej 108.73 lekësh në muajin qershor të këtij viti.

Zhvillimet në kursin e këmbimit po afektojnë të gjithë sektorët e ekonomisë, ndërsa ekspertët shpjegojnë përfitimet dhe rreziqet.

“Qytetarët do të ndihen më pak të prekur nga inflacioni i huaj, pra i bën më të lira produktet që vijnë nga BE, por nga krahu tjetër i bën më të shtrenjta produktet shqiptare që ne eksportojmë. Për sa i përket të ardhurat që vijnë nga turizmi, ata turistë që po vijnë me monedhën euro po vijnë me një monedhë të zhvlerësuar dhe ndoshta nuk do të kemi konsum aq të lartë. Është pozitive për qeverinë shqiptare që i merr kreditë nga Bashkimi Europian dhe po ashtu për kreditë që kompanitë marrin në monedhën euro, është më e thjeshtë për to që t’i shlyejnë”, tha Mikel Qafa.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH