Aktualitet

Goditi me shishe qelqi një 34-vjeçar, arrestohet i riu shqiptar në Gjermani

Shkruar nga Liberale
Goditi me shishe qelqi një 34-vjeçar, arrestohet i riu shqiptar

Një i ri shqiptar është arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se ka goditur me shishe qelqi një 34-vjeçar në Hamm.

Ngjarja ka ndodhur fundjavën e kaluar, ku 28-vjeçari ka goditur me gotë dhe me një shishe birre qelqi 34-vjeçarin. I plagosuri pësoi lëndime të rënda sa që iu desh t’i nënshtrohej një operacioni. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

28-vjeçari shqiptar aktualisht ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH