Aktualitet

Goditi me karrige mësuesen në klasë, arrestohet nxënësi 16-vjeçar në Lezhë

Shkruar nga Liberale
Goditi me karrige mësuesen në klasë, arrestohet nxënësi

Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e 16-vjeçarit, nxënës në gjimnazin “Hydajet Lezha”, i cili goditi paraditen e sotme me karrige mësuesen e tij.

Adoleshenti është shoqëruar në komisariat në praninë e psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor. Nxënësi akuzohet për veprat penale: “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

"Në vijim të informacionit të dhënë paraditen e sotme, sipas të cilit në ambientet e gjimnazit “Hydajet Lezha”, një 16-vjeçar kishte goditur me send të fortë (karrige), mësuesen M. P., ju informojmë se:

Në praninë e psikologut, prindit dhe mbrojtësit ligjor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin e shtetasit G. P., 16 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH