Aktualitet

Goditi me grusht policen dhe një person tjetër, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Goditi me grusht policen dhe një person tjetër, arrestohet

Një 20-vjeçar është vënë në pranga në Tiranë. I riu, me iniciale E.P ka goditur me grusht një punonjëse policie dhe një 37-vjeçar tjetër.

Policia nuk sqaron rrethanat e ngjarjes, por njofton se i riu akuzohet për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës”.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës, punonjësen e Policisë E. M., si dhe shtetasin E. K., 37 vjeç", thuhet në njoftim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH