Kronikë

Goditi me grusht Berishën, shtyhet seanca gjyqësore për Gerti Shehun

Shkruar nga Liberale
Goditi me grusht Berishën, shtyhet seanca gjyqësore për Gerti

Shtyhet për në 20 korrik seanca në Gjykatën e Tiranës për Gerti Shehun i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha. Incidenti ndodhi më 6 dhjetor të vitit të kaluar në nisje të një protestë që mbante opozita ditën ku në Tiranë mbahej Samiti i BE.

Shkak për shtyrjen u bë mungesa në seancë e Berishës. Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik të Shehut, si dhe që në seance të dëgjohet edhe pretendimi i të dëmtuarit.

Në seancë u tha se gjykata i ka dërguar serbisht shkrese Berishës për tu paraqitur në gjyq. Vetë Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndronte pas këtij sulmi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH