Globi

Goditet me raketë selia e OKB-së në Liban

Shkruar nga Liberale
Goditet me raketë selia e OKB-së në Liban

Selia e paqeruajtësve të OKB-së u godit nga një raketë në qytetin jugor të Naqoura, mes shkëmbimeve të zjarrit në kufirin me Izraelin.

"Selia jonë në Nakura u godit nga një raketë dhe ne po përpiqemi të konstatojmë origjinën e saj,” njoftoi Unifil , forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban.

Në njoftimin e bërë ata nuk dhanë informacione të tjera nëse ka patur të plagosur apo viktima.

Unifil theksoi se sulmet kundër civilëve apo dhe kundër personelit të OKB-së përbëjnë shkelje të lligjit.

“Sulmet kundër civilëve ose kundër personelit të OKB-së përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe mund të përbëjnë krime lufte,” thuhet më tej në deklaratë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH