Aktualitet

Goditet grupi i shpërndarësve të drogës në Fier, arrestohen 2 të rinj

Shkruar nga Liberale
Goditet grupi i shpërndarësve të drogës në Fier,

Policia e Fierit ka goditur një grup që shpërndante lëndë narkotike në doza. Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas një pune hetimore, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Apollonia”, si rezultat i të cilit u godit një grup që shpërndante lëndë narkotike në doza, në qytetin e Fierit.

Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. M., 23 vjeç, banues në Fier,

O. L., 17 vjeç, banues në Fier.

Këta shtetas u kapën në flagrancë duke shitur lëndë narkotike, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në lagjen “Apollonia”.

Si rezultat i operacionit, gjatë kontrollit personal dhe nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 14 doza me lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa dhe fishekë pistolete.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH