Globi

Goditet banda e rrezikshme në Itali, arrestohen 25 persona

Shkruar nga Liberale
Goditet banda e rrezikshme në Itali, arrestohen 25 persona

Një bandë kriminale në Catania dhe e afërt me organizatën mafioze Cosa Nostra është goditur mëngjesin e sotëm nga Guardia di Finanza, duke arrestuar 25 persona.

Organizata trafikonte kokainë, marijuanë dhe hashash, ndërsa aksioni i organizuar sot në mëngjes, u realizua pas një hetimi të gjatë.

Sipas hetuesve, banda është shumë e rrezikshme dhe që vepronte në të gjithë Italinë e Jugut me kontakte të shumta edhe jashtë vendit ndërsa ishte në gjendje të përdorte edhe forcën për të mbrojtur trafikun e tyre.

Gjykata ka caktuar masën e arrestit me burg për 21 prej tyre, ndërsa katër të tjerët janë lënë në arrest shtëpia.

Përveç karabinierëve të Catanias, në aksion u përfshinë edhe karabinierë nga Roma, Napoli, Palermos dhe nga Grupi Ajror-Naval i Messina.

Gjatë operacionit, policie gjeti një arsenal të vërtetë arshëm por edhe sasi të konsiderueshme droge dhe identifikoi aktivitete të ligjshme të përdorura si mbulesë ose si rezultat i trafikimit të drogës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH