Aktualitet

Goditen bandat shqiptare që drejtonin fermat e kanabisit me vlerë 10 milion Euro, më shumë se 50 të arrestuar në Angli

Shkruar nga Liberale

Policia ka bërë mbi 50 arrestime në një goditje kundër bandave shqiptare që drejtonin fermat e kanabisit me miliona paund.

Policia e Mançesterit (GMP) thotë se rritja e kanabisit dhe krimet e rënda janë plotësisht të lidhura, me fitimet e përdorura për të nxitur edhe më shumë kriminalitetin dhe shfrytëzimin e njerëzve.

Në një operacion kombëtar njëmujor, u sekuestruan 10,000 bimë kanabisi me vlerë rreth 9 milionë paund (10 milionë euro).

Oficerët thanë se u arrestuan 53 persona, kryesisht për kultivimin e kanabisit dhe lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike, por një sërë veprash të tjera, duke përfshirë pastrimin e parave, mbajtjen me qëllim për furnizim dhe mbajtjen e armëve.

Në operacion u përfshinë 43 forcat policore në të gjithë Anglinë dhe Uellsin. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH