Aktualitet

Godinë e re për të arrestuarit e policisë

Shkruar nga Liberale
Godinë e re për të arrestuarit e policisë

Një godinë e re do të presë të gjithë të arrestuarit dhe të ndaluarit e komisariateve në Tiranë, deri para daljes në gjykate për tu mësuar me masat e sigurisë. Nëse gjykata do të caktojë masa të buta ata do të rikthehen në shtëpi, ose përndryshe ata do të qëndrojnë në paraburgim në ‘302’ dhe ‘313’.

Kjo godinë e investimit të shtetit u emërua “Blloku i sigurisë” ku është drejt përfundimit dhe ndodhet ngjitur me burgun 302 rruga “Mine Peza”.

Sipas burimeve pritet të ketë kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar fluksin e personave të arrestuar dhe ndaluar.

Më kryesorja, kjo godinë, pritet ti japë zgjidhje njëherë e mirë edhe problemeve të kushteve higjienike të komisariateve dhe mungesës së kapaciteteve. Do të jetë e survejuar me kamera sigurie dhe staf të veçantë.

Nuk dihet akoma kur pritet të vihet në funksion, por gjithsesi, ky investim synon zgjidhjen e një problemi të trashëguar në vite dhe është drejt përfundimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH