Dhuna ndaj femrave nuk njeh kombësi. Ato bien vazhdimisht viktima të burrave, pasi trajtohen si “pronë” e tyre, aq sa kur nuk binden, kjo mund t’iu kushtojë jetën.
E goditi me thikë partneren e tij, një grua kubaneze 40-vjeçare dhe e la të plagosur në rrugë. Për këtë arsye, një 36-vjeçar italian është arrestuar nga policia me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
Policia ndërhyri pasi u telefonua se një gruaje e gjakosur ishte lënë në rrugë, në zonën e Torrinos në Romë.
Me të mbërritur, policia gjeti 40-vjeçaren të plagosur nga dy plagë me thikë në zonën e mesit dhe aktivizuan menjëherë shërbimet e urgjencës: gruaja u transportua në gjendje të rëndë në spitalin Sant’Eugenio. Duke mbledhur dëshminë, policia u vë në gjurmët e partnerit të saj, një shtetas italian nga Roma, 36-vjeçar, dhe e gjeti atë në shtëpinë – ku jetonte me gruan – në një gjendje të rëndë psiko-fizike. Burri, për shkak të gjendjes së tij, u dërgua në spital. Më pas, policia kontrolloi shtëpinë dhe gjetën një thikë kuzhine, ende të njollosur me gjak. Mjekët që i dhanë ndihmën e parë burrit gjetën në xhepat e tij një sasi modeste hashashi e cila iu dorëzua policisë.
/Liberale.al/