Aktualitet

Godet me mjete të forta 42-vjeçarin, arrestohet burri në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Godet me mjete të forta 42-vjeçarin, arrestohet burri në

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka goditur me mjeket të forta një 42-vjeçar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi me inicialet G. S., ka goditur me mjete të forta shtetasin K. K., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia thekson se shkak është bërë një sherr për motive të dobëta. Autori akuzohet për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH