Globi

"Gjysmën e qeverisë e gjithçka tjetër", ngërç mes Kurtit dhe Mustafës

Shkruar nga Liberale
"Gjysmën e qeverisë e gjithçka tjetër",

Lidhja Demokratike është e vendosur në kërkesat e saj, për të marrë postin e presidentit. Të mërkurën në Prishtinë, Lidhja Demokratike e Kosovës mblodhi Këshillin e Përgjithshëm.

Pas takimit treorësh, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka shpalosur qëndrimin e këtij organi partiak përkitazi me marrëveshjen eventuale të koalicionit me VV-në. Këshilli ka kërkuar që në marrëveshje të reflektohet përkrahja të cilën e ka marrë kjo parti në zgjedhjet e 6 tetorit, qoftë në ndarjen e përgjegjësive apo edhe në programin qeverisës, për të cilin dy partitë tanimë janë dakorduar.

Sipas interpretimit që Këshilli i ka bërë rezultatit zgjedhor të 6 tetorit, LDK-së duhet t’i takojë posti i kryetarit të Kosovës, i kryeparlamentarit, posti i zëvendëskryeministrit të parë, si dhe ndarja e ministrive të bëhet në mënyrë të barabartë.

Pas këtij zhvillimi, kanë reaguar zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje duke e përjashtuar mundësinë që t’i pranojnë kërkesat e LDK-së.

“Mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre. Përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e do edhe kryeparlamentarin, edhe presidentin. Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit”, ka shkruar në “Facebook”, anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH