Aktualitet

Gjyqtarja shpërthen para gjykatës: Më futët me zor në bodrum, shtet…!

Shkruar nga Liberale
Gjyqtarja shpërthen para gjykatës: Më futët me zor në

Gjyqtarja Mimoza Margjeka, e akuzuar për korrupsion, ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj policëve, mesditën e sotme te Gjykata e Posaçme.

E revoltuar për shoqërimin nga policia, gjyqtarja Margjeka tha se efektivët e kanë futur atë me zor në bodrumin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Nga ana e tyre, policët i kanë kërkuar të futet brenda gjykatës dhe të ankohet te gjyqtari për shoqërimin e saj.

Debati i plotë:

Gjyqtarja: Harrojnë gjyqtarin që e bëjnë zhele dy ditë pa asnjë arsye, qëllimi me diskredituar njerëz, jo ore se jam gjallë.

Polici: Të lutem, të vazhdojmë.

Gjyqtarja: Çfarë i bëni njerëzve ju? Unë kam 1 vit që pres që këta të vijnë të më arrestojnë. Jam e kënaqur që e bënë.

Polici: Të lutem…

Gjyqtarja: Do kërkoj të kontrolloj dokumentet në gjykatë, se këta i bëjnë mbrapa.

Polici: O zonjë, të lutem mund të vazhdosh tani…

Gjyqtarja: Ore do vazhdojmë, por nuk është detyrim. Kam 5 orë që pres. Më keni futur aty me zor.

Polici: Është e drejta jote të ankohesh, thoji aty te gjyqtari. Të lutem mund të vazhdosh tani.

Gjyqtarja: Më jep urdhrin.

Polici: Ta kam dhënë urdhrin.

Gjyqtarja: Është e frikshme situata juaj. Më keni bërë sot, s’e kam pritur.

Polici: Të lutem vazhdojmë aty ku jemi nis.

Gjyqtarja: Mos fol o zotëri, ti polic je, bëre punën tënde. Keni bërë shkresa mbrapa për çdo gjë. Erdhën dhe iu thashë dua shkresën. Ju nuk dinit ku do më çonit, më çuan te Shkalla e Parë, në bodrum të gjykatës, tani erdhën këtu. Unë ju thashë ku më çoni, se kam frikë nga ju. Shtet… Nuk mund të bëjë shteti kështu, le të më dënojnë, por është budallallëk.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH