Aktualitet

Gjyqtari kundër pezullimit: Kam statusin e gjyqtarit të kushtetueses

Shkruar nga Liberale
Gjyqtari kundër pezullimit: Kam statusin e gjyqtarit të kushtetueses

Gjyqtari i vettingut Luan Daci, i pezulluar nga detyra e dërgoi me poste kundërshtimin ku apelon vendimin e Gjykatës se Posaçme që sëbashku me SPAK e dyshojnë për falsifikim dokumentash.

Luan Daci e konsideron shkelje të rëndë vendimmarrjen e dy institucioneve të mësipërme, pasi sipas tij ai ka statusin e gjyqtarit kushtetues, tha Jordan Daci.

“Aty përdoret termi falsifikim intelektual, ju që jeni të gazetarisë keni bërë gjuhë më shumë se sa unë, më thoni çfarë mund të nënkuptoj unë me falsifikim intelektual. Gjyqtari i Gjykatës kushtetuese nuk mund të pezullohet me vendime të një gjykate të zakonshme përfshirë kjo edhe SPAK-un, ose Gjykatën e Posaçme, kjo sepse është pjesë e garancive kushtetuese të pavarësisë institucionale që vendimi për pezullimin merret ose nga Gjykata Kushtetuese ose nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në rastin konkret.

Por,SPAK bazuar në kallëzimin e ish anëtarit të këshillit të lartë të prokurorisë, Besnik Cami, këmbëngul se Luan Daci ka falsifikuar dokumentat duke qenë se nuk ka treguar se në CV-në e tij ishte gjithashtu një vendim marrje që e largonte nga radhët e drejtësisë rreth 20 vite më parë për shkelje të ligjit dhe për paaftësi”, tha Jordan Daci për TCh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH