Aktualitet

Gjyqi në Apel për Llallën shtyhet për në shtator

Shkruar nga Liberale
Gjyqi në Apel për Llallën shtyhet për në shtator

Dështon për të 3 herë nisa e procesit gjyqësor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Shkak për shtyrjen e seancës për në 9 Shtator është bërë mungesa e avokati Sokol Hazizaj dhe ish-kryeprokurori.

Mbrojtësi ligjor i Llalës kishte dorëzuar në gjykatë një raport shëndetësor, me pretendimin se është sëmurë. Togat e zeza të kryesuara nga Nertina Kosova caktuan avokaten kryesisht Gentiana Qendron, për Adriatik Llallën.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg dhe 5 vite përjashtim nga funksionet publike. Ai u dënua për veprën penale të fshehjes së pasurisë në 3 raste.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH