Aktualitet

Gjykata zbardh pas 39 ditësh vendimin për dënimin e Saimir Tahirit

Shkruar nga Liberale
Gjykata zbardh pas 39 ditësh vendimin për dënimin e Saimir

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka zbardhur më në fund vendimin e dënimit ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri.

39 ditë pas dhënies së dënimit, tre gjyqtarët Flora Hajredinaj,  Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka kanë dalë me një vendim pre 140 faqesh.

Tahiri u dënua me 19 shtator me 3 vite shërbim prove, gjatë të cilave nuk ka të drejtë të ushtrojë funksione publike. Dënimi u mor vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ranë akuzat e trafikut të drogës në bashkëpunim dhe grup të strukturuar kriminal, mbi të cilat prokuroria kishte kërkuar që Tahiri të dënohej me 12 vite burg.

Vendimi me 140 faqe është dorëzuar këtë të hënë në sekretarinë e Gjykatës. Sipas Report TV, ende nuk dihet nëse ky vendim do të bëhet publik, pasi mësohet se ka të dhëna konfidenciale dhe emra dëshmitarësh./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH