Aktualitet

Gjykata vendos "arrest me burg" në mungesë për Agim Kajmakun

Shkruar nga Liberale
Gjykata vendos "arrest me burg" në mungesë për Agim

Gjykata ka dhënë "arrest me burg në mungesë" për ish-kryebashkikakun e Vorës, Agim Kajmakun i cili akuzohet për falsifikim formulari.

Policia i shkoi dy ditë më parë në banesë dhe nuk e gjeti, për këtë arsye ka vepruar dje edhe Prokuroria.

Nga ana tjetër sot Gjykata ka urdhëruar të ushtrohet kontroll në banesën e Kajmakut për të gjetur prova të shpërdorimit me detyrën.

Kujtojmë që ish-kryebashkiaku i Vorës u shkarkua nga KQZ për falsifikim të formularëve. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH