Globi

Gjykata rrëzon kërkesat, s’ka lirim të parakohshëm për Thaçin

Shkruar nga Liberale
Gjykata rrëzon kërkesat, s’ka lirim të parakohshëm

Gjykata Speciale refuzon të lirojë parakohe ish-liderat e UÇK, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Katër të akuzuarit për krime lufte që qëndrojnë prej muajsh tashmë në paraburgimin e Hagës kanë kërkuar sërish lirim parakohe.

Gjykata e Apelit në Hagë ia ka refuar të katërve kërkesat.

“Të premten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori katër vendime me të cilat hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH