Aktualitet

Gjykata mbyll në psikiatri personin që kërcënoi drejtorin e Burgjeve

               Publikuar në : 14:22 - 05/02/20 liberale

Gjykata Penale e Tiranës ka dërguar në spitalin psikiatrik personin e arrestuar dy ditë më parë, i akuzuar për kërcënimin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Muharrem Zilija është shtruar në spitalin psikiatrik, pasi ka rezultuar se vuante nga problemet mendore dhe ishte me kartelë. Zilija ka deklaruar se merr ilaçe për depresionin.

Ai u arrestua pasi i dërgoi mesazhe kërcënuese Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, ku i shkruante të tërhiqej, pasi n1% të kundërt do ta pësonte ai dhe familja e tij./Gazeta Liberale

 

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back