Aktualitet

Gjykata le në burg ish-drejtorin e Kadastrës Durrës

Shkruar nga Liberale
Gjykata le në burg ish-drejtorin e Kadastrës Durrës

Gjykata ka vendosur masën arrest me burg për ish-drejtorin e Kadastrës në Durrës, Ardi Iljazi si dhe ish-kreu e komunës Sulejman Ibrahimi, pasi akuzohen se tjetërsuan pronat në Gjirin e Lalzit.

Po ashtu Gjykata e Durrësit ka lënë në burg edhe Mikel Zaho, jurist pranë Kadastrës si dhe ish-juristi Bledar Zerva, të cilët akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në lidhje me abuzimin në fjalë u arrestuan 18 të cilët akuzohen për tjetërsim pronash. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH