Aktualitet

Gjykata lë në burg Gentian Malindin, porositi 137 kg kokaine nga Ekuadori

Shkruar nga Liberale
Gjykata lë në burg Gentian Malindin, porositi 137 kg kokaine nga

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg Gentian Malindin, i cili u kap për trafikun e 137 kg kokainë nga Amerika Latine drejt Shqipërisë.

Malindi u kap pas 3 vitesh arrati. Ai u arrestua nga Policia e Tiranës në Vorë. Gentian Malindi  ishte shpallur në kërkim për sasinë prej 137 kg të kapur në 2019 në Durrës.

46-vjeçari u kap nga blutë teksa lëvizte me një automjet i vetëm. Në momentin e ndalimit Malindi i ka treguar punonjësve të policisë dokumente identifikimi të falsifikuara.

Ndaj tij Gjykata e Posaçme kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që do të trafikonte drejt Shqipërisë, 137 kg kokainë, të kapura në vitin 2019.

Gjatë arrestimit, Malindit iu gjetën dhe sekuestruan shuma parash, mjete identifikimi të falsifikuara dhe 3 aparate celulare.

Arrestimi i 46-vjeçarit, është në vijimësi të operacionit Kuito të finalizuar në 2019 ku u kap ngarkesa me kokainë. Zbulimi i 137 kg drogë u bë në bashkëpunim me autoritetet greke, në koordinim me zyrën e DEA-s në Athinë.

Pasi u zbulua prezenca e kokainës në portin e Pireut në Greqi, hetuesit vendosën të bëjnë një dorëzim të kontrolluar në Shqipëri, ku u prangosën Altin Myslihaka dhe Ardian Bega, të dënuar përkatësisht me 15 dhe 12 vite e 6 muaj burg nga GJKKO.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH