Aktualitet

Gjykata jep masën për Vladimir Gjutën, ja çfarë vendosi

Shkruar nga Liberale
Gjykata jep masën për Vladimir Gjutën, ja çfarë

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke vendosur “arrest me burg” për Vladimir Gjutën, i cili u arrestua më 10 shkurt me akuzën se tentoi të hynte në selinë e Partisë Socialiste me armë.

Por sipas avokatit të tij paratë që iu gjetën Gjutës ishin për t’u thyer në Exchange dhe për t’i përdorur për biznesin e tij.

“Ka mbrojtur pasurinë e vet, kështu e ka menduar ai. Me paratë ai pretendoi se paratë janë të ligjshme dhe i ka siguruar nga biznesi në Angli së bashku me familjarët. I duheshin për të krijuar një biznes, tregti me mallra amerikane. Prokuroria kërkoi arrest me burg vetëm për paratë e gjetura. Paratë do i thyente për biznesin e tij”, deklaroi avokati. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH