Aktualitet

Gjykata jep masën e sigurisë për të arrestuarit në protestë

Shkruar nga Liberale

Shtatë personat e arrestuar pas protestës për shembjen e Teatrit Kombëtar kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” me afat deri më 3 qershor për Erik dhe Endrit Mërtirin, dhe “detyrim paraqitje” për kreun e Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi.

Pas protestës së 17 majit, ku policia shembi godinën e Teatrit Kombëtar, u arrestuan shtetasit:

Boiken Abazi

Kastriot Qemaj

Sokol Ndoj

Romeo Lila

Endrit Mertiri

Erik Mërtiri

Burim Tafilica

Edjon Xhoxhaj

Të gjithë këta u arrestuan për kundërshtim të policëve dhe grumbullim të paligjshëm. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH