Aktualitet

Gjykata jep 15 ditë burg për “Zogun e Tiranës”

Shkruar nga Liberale
Gjykata jep 15 ditë burg për “Zogun e Tiranës”

Gjykata ka vendosur 15 ditë burg për Hermes Nikajn, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”.

Ai u arrestua disa ditë më parë për akuzat e shfrytëzimit të prostitucionit. Gjyqtarja Shefkia Demiraj i ka lënë 15 ditë kohë prokurorisë që të ballafaqojë dy personat e tjerë, biznesmenin A. Gjini dhe vajzën D. N., që u kapën në orët e natës bashkë me Nikajn në një dhomë hoteli.

Gjatë seancës gjyqësore, Hermes Nikaj është mbrojtur duke pretenduar se nuk ka bërë asgjë të keqe e për më tepër të ketë shfrytëzuar vajza. Sipas tij, marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirë.

“Nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje”, deklaroi avokati Bardhi Koçi.

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për pronaren e qendrës së estetike Anjeza Bena.

Ndërsa për biznesmenin A. Gjini dhe 3 vajzat që ushtronin prostitucion është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Pas periudhës 15 ditore, gjykata do të mblidhet prapë për të shqyrtuar provat e reja të prokurorisë dhe të vendosë nëse do ta lërë në burg ose jo “Zogun e Tiranës”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH