Aktualitet

Gjykata e Vlorës liron nga qelia xhaxhanë e 'Ben Qimes' së Fierit

Shkruar nga Liberale
Gjykata e Vlorës liron nga qelia xhaxhanë e 'Ben Qimes'

Ahmet Isufaj, xhaxhai i Arben Isufaj ose siç njihet ndryshe në Fier si "Ben Qimja" është liruar nga burgu. Ahmet Isufaj, kërkohet nga drejtësia Kosovare, për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Vendimi për zbutjen e masës së sigurisë nga "Arrest në burg" 40 ditor në "Arrest shtëpie" është marrë dy ditë më parë nga gjykata e Apelit Vlorë.

Shkak i këtij vendimi janë bërë disa raporte mjekësore që tregonin se gjendja shëndetësore e Ahmet Isufaj nuk ishte e mirë dhe për pasojë 65-vjeçari që nga dita e parë e arrestimit, është shtruar në ambientet e spitalit të burgut.

Ndërsa për djalin e Ahmetit 33-vjeçarin Amarildo Isufaj, Gjykata ka  vendosur qëndrimin në burg për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”.

Amarildo Isufaj, u ndalua pikërisht gjatë një aksioni të Forcave të Posaçme Operacionale në Fier, ku ju sekuestrua një pistoletë pa lejë me 15 fishekë dhe një thikë Biçak.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH