Aktualitet

Gjykata e Strasburgut: Të mos dëbohet turku Selami Simsek!

Shkruar nga Liberale
Gjykata e Strasburgut: Të mos dëbohet turku Selami Simsek!

Gjykata e Strasburgut, e vënë në lëvizje nga avokati Elton Hyseni, urdhëron shtetin shqiptar të mos dëbojë shtetasin turk Selami Simsek.

“News 24” raporton se masa e sigurisë së padisë iu është komunikuar ditën e sotme palëve.

Strasburgu urdhëron autoritetet mos ta dëbojnë, derisa të përfundojnë procedurat gjyqësore për Simsek.

Turku pretendon se persekutohet nga shteti turk, për shkak se familjarë të tij janë dënuar si mbështetës të klerikut Fehtullah Gylen.

Gjykata Administrative rrëzoi padinë për Selami Simsek, i cili kërkoi azil në Shqipëri, me argumentin se përndiqet nga autoritetet në Turqi. Selami simsek rrezikonte të ekstradohej në Turqi, si miku i tij Harun Çelik.

Selami Simsek është arrestuar më 8 korrik 2019 teksa nëpërmjet aeroportit të Rinasit ai tentonte të largohej jashtë vendit me destinacion Kanadanë. Atij iu sekuestrua pasaporta false e cila e çoi në pranga, ndërsa të njëjtin fat pasi dhe shoku i tij Harun Celik i cili u deportua me një procedurë ende me shumë pikëpyetje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH