Aktualitet

Gjykata e Posaçme konfiskon pasuritë e Moisi Habilajt

Shkruar nga Liberale
Gjykata e Posaçme konfiskon pasuritë e Moisi Habilajt

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka konfiskuar pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij.

Gjithashtu, Gjykata ka publikuar listën e pasurive të paluajtshme në zotërim të Mosi Habilajt, Florian Habilajt dhe familjarëve të tyre, që Prokuroria e Posaçme, SPAK ka kërkuar që të konfiskohen.

Sipas SPAK, pasuria e konfiskuar kap vlerën e 82 440 285 (tetëdhjetë e dy milionë e katërqind e dyzet mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë) lekë të reja, të ndodhura në Vlorë.

Kujtojmë që një muaj më parë Gjykata e Posaçme, GJKKO e ka dënuar me 37 vite burg Moisi Habilajn dhe tre anëtarët e bandës së tij.

Pas hetimeve, SPAK kishte kërkuar 63 vite burg në total për katër anëtarët e grupit Habilaj, por dënimi i tyre u ul në 37 vjet pasi pranuan gjykim të shkurtuar.

Mbi grupin që drejtonte Habilaj, rëndojnë akuzat për veprat penale ‘trafikim i narkotikëve’ në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’.

[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1204026,1204025"]

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH