Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arben Ahmetajt, për vilat

Shkruar nga Liberale
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Arben Ahmetajt, për vilat

Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e avokatëve të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për kontrollin e vilave në emër të bashkëjetueses së tij dhe ish-bashkëshortes.

Apeli i GJKKO më herët kishte rrëzuar ankimin e Eriola Hoxës, bashkëjetueses së ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, si dhe shtetases Elda Dinaj, për të hequr sekuestron e vilave në Hamallaj dhe asaj në Dhërmi.

Avokati i Ahmetaj, theksoi në ankimimin e bërë se kontrollet e ushtruara në banesën e bashkëjetueses së deputetit, Erjola Hoxha, janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe cenojnë sovranitetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, për shkak të imunitetit të deputetit dhe faktit se ai banonte në atë shtëpi.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH