Aktualitet

Gjykata e Lartë rikthen në burg Lulzim Berishën

Shkruar nga Liberale
Gjykata e Lartë rikthen në burg Lulzim Berishën

Gjykata e Lartë kërkon rikthimin në burg të Lulzim Berishës. Gjyqtarja Albana Bokshi anuloi sot lirimin me kusht për të. Në një informacion të dhënë për gazetaren Klodiana Lala, avokati i tij Detar Hysi ka konfirmuar vendimin e marrë sot nga Gjykata e Lartë, ndërsa thekson se do të ndërmarrë hapa ligjorë.

Gjykata e Apelit e liroi me kusht atë me 6 dhjetor 2016. Vendimi erdhi pasi Gjykata kishte rrëzuar një kërkesë të Prokurorisë, për ta dënuar Lulzim Berishën me burgim të përjetshëm.

Lulzim Berisha ndodhet në arrati dhe është personi i dyshuar për vrasjen e Klodian Saliut.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH