Aktualitet

Gjykata e Durrësit shpall moskompetencë për betimin e Fredi Belerit, ia kalon "topin" Gjykatës së Lartë

Shkruar nga Liberale
Gjykata e Durrësit shpall moskompetencë për betimin e Fredi

Gjykata e Durrësit shpalli sot moskompetencë për kërkesën e Fredi Belerit për t'u betuar si kryebashkiak i Himarës, duke ia kaluar për vlerësim Gjykatës së Lartë.

Më herët, përmes avokatëve mbrojtës, Beleri kërkoi që të lejohej për të bërë betimin si kryeytar Bashkie i Himarës, pasi fitoi në zgjedhjet vendore të 14 majit.  Seanca e sotme gjyqësore u ndoq nga ambasadorja greke Kostantina Kamitsi, si edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule.

Kujtojmë se Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua më 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, akuzohen për blerje votash në favor të  Belerit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH