Aktualitet

Gjykata e dënoi dje me 1 vit burg, sot Salianji takon Metën

Shkruar nga Liberale
Gjykata e dënoi dje me 1 vit burg, sot Salianji takon Metën

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta ka publikuar një foto ku shihen kreu i Shtetit së bashku me ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji, ndërsa tregon se të dy kanë zhvilluar sot një takim.

Sipas Blushit takimi i tyre është bërë "për t’u njohur nga afër me shqetësimet e tij në lidhje me cënimin e procesit të rregullt ligjor në çështjen gjyqësore penale që po zhvillohet në ngarkim të tij".

Ditën e djeshme Gjykata e Shkallës së Parë dënoi me 1 vit burg, ish-deputetin e PD-së Erviin Salianji, në lidhje me çështjen “Babalja”, ndërsa dha 2 vite burg për Fredi Alizotin dhe për Albert Veliun 3 vjet 5 muaj burg.

Në një prononcim për mediat, Salianji tha se ishte një proces i montuar politikisht dhe pa fakte, ndërsa theksoi se do ta apelojë vendimin dhe nëse është nevoja do ta çojë çështjen në Gjykatën e Strasburgut.

Postimi i Tedi Blushit:

Presidenti i Republikës Sh. T. Z Ilir Meta, priti sot në një takim ish-deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, z.Ervin Salianji, për t’u njohur nga afër me shqetësimet e tij në lidhje me cënimin e procesit të rregullt ligjor në çështjen gjyqësore penale që po zhvillohet në ngarkim të tij.

Gjatë këtij takimi, Presidenti Meta theksoi se mbron parimin kushtetues se kushdo që akuzohet penalisht, prezumohet i pafajshëm derisa në ngarkim të tij nuk ka një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Kreu i Shtetit e inkurajoi z.Salianji, që të mos humbasë besimin tek drejtësia dhe të vijojë të ndjekë të gjitha rrugët dhe mjetet proceduriale ligjore në mbrojtje të të drejtave të tij.

Presidenti Meta theksoi rëndësinë që procesi gjyqësor që ka nisur të zhvillohet në mënyrë të pavarur dhe objektive.

Kreu i Shtetit e garantoi z.Salianji se do ta ndjekë me vëmendje të posaçme këtë çështje me sensibilitet të lartë publik, duke inkurajuar një gjykim shterues dhe transparent. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH