Aktualitet

Gjosha: Shqipëria mund të hyjë në recesionin më të thellë nga PPP-të

Shkruar nga Liberale
Gjosha: Shqipëria mund të hyjë në recesionin më të

Ish-ministrja Klajda Gjosha thotë se raporti i Standard& Poor ka treguar se borxhi në Shqipëri ka arritur nivele rekord. Në një postim në Facebook, Gjosha shkruan se edhe pse të dhënat janë katastrofike, qeveria vazhdon me projekte të mëdha bazuar mbi modelin PPP.

Postimi i plotë

Raporti i Standard & Poor vuri në dukje edhe një herë se Borxhi publik i vendit arriti në nivele rekord prej 80% të Prodhimit të Brendshëm bruto (PBB)! Kjo është një shifër që tregon nivelin e ulët të ekonomisë shqiptare dhe borxhin e madh që duhet të paguajnë shqiptarët në këto kohë të vështira.

Edhe pse me këtë tregues katastrofik, qeveria vazhdon të ndërmarrë projekte të mëdha bazuar mbi modelin PPP duke rënduar barrën e borxhit publik në një mënyrë të fshehtë, pa i përfshirë te 80%!

Në këtë kohë Pamdemie, ku të varfërit vazhdojnë të varfërohen më shumë dhe shtresa e mesme po humbet kapitalet dhe të ardhurat e saj, fokusi duhet të jetë te stragjia e daljes nga kriza. Nëse do të vazhdojmë me koncesione dhe PPP, Shqipëria mund të hyj në recesionin e saj më të thellë, duke  lënë brezave të rinj pamundësinë, humbjen e shpresës dhe shlyerjen e borxheve të qejfeve të një qeverie të papërgjegjshme!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH