Të gjitha

Gjosha për ”KJ”: Këshilli asnjë pikëpyetje mbi aksionin opozitar

               Publikuar në : 20:19 - 18/06/19 R Liberale

Nga: Redjon Shtylla

Komisioni për Zgjerimin Europian, Johannes Hahn, tha në një konferencë për shtyp, se nuk do të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të paktën për këtë verë. Tre janë shtetet skeptike: Gjermania, Franca dhe Danimarka. ”Koha Jonë”, kontaktoi me ish-Ministrin e Integrimit, Klajda Gjoshën, ku ju drejtuam me këtë pyetje: Si e lexoni këtë deklaratë të Presidencës rumune së BE-së dhe Komisionerit për Zgjerim, Johannes Hahn për negociatat? Pse ende Shqipëria nuk merr dritën jeshile dhe a ndihen përgjegjësi opozita për këtë dështim të qershorit, ku qeveria pretendoi për çelje të negociatave për anëtarësimin në BE?

Në reagimin e saj, Gjosha thotë se vendet anëtare nuk janë të bindura me ecurinë e Shqipërisë dhe sipas saj, gjuha e përdorur duket qartë se edhe tetori nuk ka asnjë siguri për çeljen e negociatave. ”Shtetet anëtare kanë pasur një debat të fortë mbi procesin e integrimit të Shqipërisë, mundësinë e ndarjes nga Maqedonia e Veriut si dhe shtyrjen e datës së shqyrtimit të raportit të Komisionit Europian. Kjo tregon se vendet anëtare nuk janë të bindura me ecurinë e Shqipërisë në këtë proces madje nga gjuha e përdorur duket qartë se edhe tetori nuk ka asnjë siguri për një dakordësi të mundshme për çeljen e negociatave”,-thotë Gjosha.

Nga ana tjetër për pjesën e opozitës, ajo thotë se Këshilli në asnjë rresht nuk hedh pikëpyetje mbi aksionin opozitar por përqëndrohet qartë në disa çështje që janë shqetësuese dhe që kanë të bëjnë me qeverinë. ‘‘Këshilli në asnjë rresht nuk hedh pikëpyetje mbi aksionin opozitar, përkundrazi ai përqëndrohet qartë në disa çështje që janë tejet shqetësuese dhe që kanë të bëjnë në mënyrë të drejtë për drejtë me qeverinë. Këshilli ndalet në një paragraf të vecantë për mundësinë e rikthimit të mekanizmit të vizave dhe i bën thirrje institucioneve përgjegjëse ta marrin këtë çështje seriozisht. Mungesa e lirisë së medias, krimi i organizuar dhe mungesa e rezultateve të prekshme janë pikërisht prioritetet e papërmbushura të kësaj qeverie”.

Në fund, ish-deputetja e LSI-së, nënvizon se situata është jo vetëm alarmante por nxjerr në pah delirin e qeverisë mbi këtë çështje, ku për të çelja e negociatave duket e pashpresë. ”Ajo c’ka bie në sy gjithashtu është që në ndryshim nga viti 2018, Këshilli nuk prek në asnjë moment dhënien e një date konkrete për negociatat, përfshirë këtu edhe konferencën ndër qeveritare për të cilën qeveria Shqiptare priste një datë. Situata është jo vetëm alarmante por duke parë sërish delirin e qeverisë mbi këtë çështje, çelja e negociatave duket e pashpresë”.

/Koha Jonë/

(Visited 3 times, 1 visits today)

Etiketa:

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *