Aktualitet

Gjoni: Rama e Meta si çift të dashuruarish, i shkelën syrin njëri...

Shkruar nga Liberale
Gjoni: Rama e Meta si çift të dashuruarish, i shkelën syrin

Ndërsa në Kuvend nisën diskutimet pas rrëzimit të dekretit të Metës dhe hyrjes në fuqi të Ndryshimeve Kushtetuese të Kodit Zgjedhor, deputeti Ralf Gjoni hodhi akuza drejt kryeministrit Rama dhe Presidentit Meta.

Sipas tij, Rama e Meta janë bashkë, i shkelin syrin njëri-tjetrit dhe ngjajnë si një çift të dashuruarish.

“Edhe me ndryshimet Kushtetuese Rama dhe Meta i shkelën syrin në distancë njëri-tjetrit. Përmes dekretit Meta njeh ndryshimet kushtetuese. Ai kot bën sikur kërcënon se në fund prapë i shkel syrin. Kur nuk është kështu si po them: Pse nuk e shkarkoni ju presidentin? Po ai pse nuk e shpërndan Parlamentin? Ja pra, se janë ashtu si them umë tamam si një çift të dashuruarish”, tha Gjoni.

Sipas tij, arsyet e kthimit të Ndryshimeve Kushtetuese nga Meta janë sa absurde aq edhe për të qeshur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH