Aktualitet

Gjoni: Më 30 qershor flitet se do vriten politikanë me snajperë

               Publikuar në : 11:56 - 13/06/19 Liberale

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Kuvend, Ralf Gjoni teksa mori fjalën gjatë seancës pleanre tha se më 30 qershor flitet se do të vriten politikanë me snajperë.

“Flitet që ditën e zgjedhjeve të ketë atentate. Janë ngritur celula me snajeperë për atentate kundër politikanëve. Duhet të mblidhet urgjentisht Këshilli i Sigurisë Kombëtare”, – tha Gjoni.

Ai gjithashtu ka kritikuar ashpër presidentin Meta për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve.

“Dita kur Ilir Meta u vendos president, ditë e zezë! Largimi i Metës nga LSI-ja fund i kësaj partie. Nuk e kam besuar kurrë se zgjedhja e Metës është për të mirën e Shqiptarëve, por doni ta hiqnit nga politika dhe ta çonit në atë “azil pleqsh”.

Meta president mbi palët? Ilir Meta bisht politike, makineri politike. Meta president mbi palët? Presidenti nuk vlen asgjë në këtë vend, jo Meta, por presidenti. Princ Leka më dinjitoz se presidenti.

Ishte më i urtë Nishani. Ç’takstirat kanë shqiptarët që të merren me tekat tuaja”, tha Gjoni./Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *