Aktualitet

Gjoni i kthehet Spiropalit: Të zuri kolla kur flisje për zgjedhjet

Shkruar nga Liberale
Gjoni i kthehet Spiropalit: Të zuri kolla kur flisje për zgjedhjet

Deputeti Ralf Gjoni në replikë me ministren Spiropali tha se është për të ardhur keq që Shqipëria nuk realizon dot zgjedhje të lira dhe demokratike.

Ai shprehu skepticizmin kur tha se komisionerët e PS nuk mund të numërojnë drejt votat për Murrizin apo Topallin.

“Elisë e dashur nuk thashë se më përmende për keq, por të zuri kolla kur flisje për zgjedhjet.

Duam Shqipëri europiane, s’ka vend në Europë e Ballkan që nuk organizon dot zgjedhje të lira e të barabarta. Ne ndryshuam kushtetutën në korrik, por ti bashkë me ata që i kishe në këshill politik ç’ke që i shan? Petrit Vasilin e kishit në tryezë ju.

E the shumë mirë e donit edhe ju depolitizimin, po e donim se e dimë shumë mirë ku fle djalli. Si do kandidojnë partitë e reja? Kush ja numëron votën Murrizit, Topallit apo Patozit? Komisionerët tuaj apo të Vasilit? Ti gëzoni këto zgjedhje”, u shpreh Gjoni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH