Aktualitet

Gjonaj bën deklaratën e fortë: Të dënuarit darkonin me deputetët

               Publikuar në : 15:31 - 03/02/20 liberale

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj nga foltorja e Kuvendit foli për masat e marra për rritjen e sigurisë në burgje. Ndër të tjera, ministrja u shpreh se burgjet nuk janë më institucione ku ligjin e bëjnë të fortët.

“Për një gjë jam e sigurt. Burgjet nuk janë më institucione ku ligjin e bëjnë të dënuarit. Por sot janë institucione ku duhet ti binden të gjithë ligjit përfshirë të dënuarit, punonjës dhe drejtues të lartë të institucioneve që deri dje ishin kthyer në shërbyes të të dënuarve. Ka raste të shkeljeve por ajo që është e rëndësishme është ndëshkueshmëria e rasteve edhe fenomeneve të tilla. Nga verifikimet që kemi kryer rezulton se ka pasur të burgosur që kanë bërë nga 850 takime në vit, më shumë se sa përmban axhenda e një deputeti në vit, në një kohë që rregullorja e parashikon 48 takime në vit.

Nëse në të kaluarën punësimi i të dënuarve bëhej abuziv, fiktiv dhe selektiv me qëllim favorizimin e tyre me 3.9 ditë ulje dënimi në muaj tashmë kjo është rregulluar me qëllim shmangien e këtij punësimi abuziv. Do merrem masa edhe për këto raste nëse gjenden në shkeljeve.

Janë marrë masa ndaj drejtorëve të burgjeve përfshirë edhe drejtuesve të lartë të këtyre institucioneve të cilët janë shkarkuar dhe kallëzuar në Prokurori më pas,”- u shpreh ministrja.

Gjonaj bëri edhe një deklaratë të fortë ku tha se është mbyllur historia e lejeve të veçanta, ku të dënuarit dilnin me leje të veçanta për darkuar me deputetët.

Është mbyllur njëherë e mirë historia e dërgimit me leje të veçantë i personave në mënyrë abuzive deri në 5 herë brenda tre muajve. Është mbyllur njëherë e mirë historia e lejeve të veçanta me orë apo me ditë për të dënuarit që drekonin apo darkonin edhe me deputetë, apo dilnin jashtë me lejen e drejtuesve për të kryer vepra penale. Tashmë dhënia e lejeve bëhet me kritere të përcaktuara me ligj,”- shtoi ajo.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back