Aktualitet

Gjobiten 719 qytetarë/ Ja dy oraret për ikjen dhe kthimin nga puna

Shkruar nga Liberale
Gjobiten 719 qytetarë/ Ja dy oraret për ikjen dhe kthimin nga puna

Urdhri i Ministrisë se Shëndetësisë, për zgjatjen e fashës për lëvizje nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 17:30, ka shkaktuar paqartësi tek drejtuesit e mjeteve që janë të pajisur me autorizim apo leje për të qarkulluar.

Për këtë arsye policia ka reaguar duke tërhequr vëmendjen se do të lejohet vajtja në punë e punonjësve të bizneseve, në fashën e parë nga ora 5 deri në orën 8 dhe kthimi nga puna në fashën e dytë nga ora 16 -17:30 minuta.

Zgjatja e kësaj fashe orare, ka prodhuar me shume shkelës, që prej vendosjeve të orareve të liri daljes. Në vetëm 24 orët janë gjobitur 719 qytetarë, të cilët kanë thyer orarin e karantinës, dhe janë kapur duke ecur në këmbë apo me biçikletë, pa arsye.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH