Globi

Gjobë deri 1 mijë euro për ata që nuk mbajnë maskë në Itali

Shkruar nga Liberale
Gjobë deri 1 mijë euro për ata që nuk mbajnë maskë

Qeveria italiane kanxjerrë rregulla të reja në lidhje me përforcimin e masave për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Për ata që nuk respektojnë detyrimin për të mbajtur maskë në ambiente të hapura do të gjobiten nga 400 deri në një mijë euro p

Gjoba më të rënda nga 500 deri në 5 mijë euro dhe arrest nga 3 deri në 18 muaj për ata që shkelin karantinën, janë dënimet parashikuara në dekretin e qeverisë italiane.

Sipas dekretit edhe vendet që nuk zbatojnë protokollin shëndetësor rrezikojnë gjobë nga 400 deri në një mijë euro përveç mbylljes së biznesit nga 5 deri në 30 ditë.

Ndërkohë mediat italiane raportojnë se nesër pritet një vendim i Këshillit të Ministrave italianë për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 31 janar, e cila skadon më 15 tetor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH