Aktualitet

Gjoba për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit

Shkruar nga Liberale
Gjoba për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit

Shefi i Sektorit të Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Skënder Ismaili ka deklaruar se do të nisë ndëshkimi me gjoba për gjithë këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Sipas tij, në ligjin shqiptar ekziston neni që lejon marrjen e masës administrative gjobë ndaj këmbësorëve që janë shkelësit më të mëdhenj të rregullave, por tashmë do nisë dhe të zbatohet me rigorozitet.

“Kodi Rrugor në nenet 188 dhe 189 të tij ka përcaktuar detyrimet e këmbësoreve ndaj drejtuesit të mjeteve dhe anasjelltas dhe policia nuk do e toleroj më shkeljen e këtij neni. Një vështirësi për zbatimin e këtyre neneve ka qenë dhe se si duhet të vilet kjo masë administrative. Natyrisht këmbësorët kanë një dokument që quhet dokumenti i identifikimit me vete dhe përmes këtij dokumenti, punonjësi i policisë rrugore i vë gjobën në emër të tij dhe kjo masë administrative i del online në të gjitha shërbimet publike që qytetari do haset, në pagesat në Bashki, kalimin e kufirit, marrjen e pensionit, etj. Çka do ta bëjë qytetarin ta paguajë gjobën, por dua të theksoi se gjoba nuk është mjet ndëshkimi, por ndërgjegjësimi”,- tha Ismaili për ATSH.

Ai shtoi më tej se edukimi i këmbësorëve është mjaft i rëndësishë, madje duhet të bëhet në shkolla.

“Ka ardhur koha që lënda e njohuri mbi trafikun rrugor të jetë një nga lëndët që duhet aplikuar në të gjitha ciklet arsimore. Edukimi duhet të jetë i përditshëm. Një nga treguesit më negativë ka qenë dhe përdormi i rrugës nga këmbësorët, pasi kanë njohuri të pakta se si duhet të përdorin rrugën", ka thënë ai./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH