Aktualitet

GJL rrëzon rekursin e indianit të kërkuar nga SHBA, vendos ekstradimin

Shkruar nga Liberale
GJL rrëzon rekursin e indianit të kërkuar nga SHBA, vendos

Gjykata e Lartë i ka dhënë dritë jeshile ekstradimit nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës të një indiani të akuzuar për “trafik të narkotikëve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

32-vjeçari Nitin Mishra, u arrestua tetorin e vitit të kaluar në aeroportin e Rinasit, pasi kërkohej nga drejtësia amerikane. Kërkesa e SHBA për ekstradimin e tij u pranua nga Shkalla e Parë dhe Apeli i Gjykatës së Tiranës.

Së fundmi, Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e bërë nga Mishra, i njohur edhe me identitetin Ricky Sequierra, duke e lënë në fuqi lejimin e ekstradimit. Sipas një hetimi të DEA-s amerikane, indiani Mishra ishte pjesë e një organizate trafiku të substancave narkotike, e cila po shpërndante në ShBA produkte të ndryshme të kontrolluara farmaceutike të falsifikuara nga vende të tjera.

Sapo pakot voluminoze mbërrinin në SHBA, bashkëpunëtorët e vendosur brenda territorit të SHBA ua shpërndanin barnat klientëve pa pasur ndonjë recetë nga mjeku. Hetimi ka identifikuar Mishran si pronarin e një faqeje interneti, ku merreshin porositë për substancat e jashtëligjshme.

Sipas hetimit të agjencisë antidrogë amerikane, ai përpunonte personalisht porositë e barnave, drejtonte pagesat dhe transportuesit e barnave që ndodheshin jashtë dhe brenda SHBA, që ata të dërgonin pako barnash nëpërmjet Shërbimit Postar.

Në një nga këto raste, Mishra, teksa mendonte se po komunikonte me një klient, ishte duke komunikuar me një agjent të infiltruar të DEA-s. Indiani ka marrë pagesa për barnat nga agjenti i infiltruar dhe i nisur substancat tek ai në Distriktin lindor të Wisconsin në SHBA.

Në një nga kontaktet me agjentin e fshehtë anti-drogë, 32-vjeçari Mishra la në takim në Shqipëri, por sapo shkeli në territorin shqiptar në Rinas u arrestua. Në kërkesën për ekstradim, pala amerikane specifikonte jo vetëm dy identitetet e indianit, gjatësinë, peshën, ngjyrën e syve e të flokëve, por edhe një tatuazh me shkronjat “Tahvt” në gjoksin e tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH